Përgjatë fundjavës, moti do të karakterizohet nga temperatura të larta, me vlera maksimale që pritet të kalojnë 41 gradë Celsius. Situata do të jetë e njëjtë edhe në nisje të javës, ndërsa nga e mërkura e në vazhdim pritet një ndryshim i kushteve atmosferike me shtim të vranësirave, reshje shiu dhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Pozicionimi i zonës me presion atmosferik të lartë mbi Europë dhe forcimi i anticikloneve afrikanë dhe atij të Azoreve ka bërë që vendi të ketë ditë të nxehta dhe mot plot me diell.
Sinoptikantja Elida Maloçaj foli për rënie graduale të temperaturave, duke theksuar se pritet që ato të mos kalojnë mbi vlerat 35-36 gradë Celsius. Versus.al

