MAGAZINË /

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk do toleroj sulme personale për hir se krijoj art!

Në një reagim publik, ai shprehet se vendimi është personal dhe i lidhur me respektin ndaj vetvetes dhe punës së tij artistike.

Shkruar nga Versus
G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk do toleroj sulme
G-Bani

G-Bani ka njoftuar tërheqjen e tij nga festivali “Kënga Magjike” në TV Klan, duke reaguar pas mospërfshirjes në spotin publicitar zyrtar të eventit.

Në një reagim publik, ai shprehet se vendimi është personal dhe i lidhur me respektin ndaj vetvetes dhe punës së tij artistike.

“Për arsye të mos përfshirjes së pjesëmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të Këngës Magjike në TV KLAN, po e anulloj konkurimin tim në festival. Unë ky jam, dhe nuk du’ të ndryshoj,” – shkruan ai.

Artisti shton se nuk pranon të bëhet pjesë e asnjë forme përçmimi apo sulmi personal, qoftë nga publiku apo kolegët e tij në skenë.

“Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj. Nëse dikush nga publiku apo nga faktorët e mediave iluzionon se do toleroj sulme personale nga publiku apo kolegët, për hir se krijoj art, gabon,” – ka shtuar ai.

Reagimi i artistit ka ngjallur diskutime në rrjete sociale, ku një pjesë e ndjekësve kanë shprehur mbështetje për qëndrimin e tij, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar vendimin si i nxituar.

Festivali “Kënga Magjike”, një ndër ngjarjet më të njohura muzikore në vend, pritet të zhvillohet në javët në vijim në ekranin e TV Klan.

Postimi i plotë i G-Banit: 

Për arsye të mos përfshirjes së pjesmarrjes time në spotin publicitar zyrtar të Këngës Magjike në TV KLAN, po e anulloj konkurimin tim në festival. Unë ky jam, dhe nuk du' të ndryshoj. Kur më ofendojnë personalisht në komente, shaj dhe ofendoj me fjalor të pistë. Kur më kritikojnë në mënyrë konstruktive, falenderoj, dëgjoj dhe përmirësoj. Në se dikush nga publiku apo nga faktorët e mediave, iluzionon se do toleroj sulme personale nga publiku apo kolegët, për hir se krijoj art, gabon.

G Bani tërhiqet nga “Kënga Magjike”: Nuk do toleroj sulme

 

Tags:

g-bani

Poll