MAGAZINË /

Garoi i sëmurë me Covid në finale, amerikani fiton medalje dhe largohet në karrige me rrota për në spital

25 vjeçari arriti të fitonte medaljen e bronztë në garëmn 200 metra.

Shkruar nga Versus
Garoi i sëmurë me Covid në finale, amerikani fiton medalje dhe
Atleti amerikan, Noah Lyes pas përfundimit të garës 200 metra

Atleti amerikan Noah Lyles pavarësisht se ishte i infektuar me Covid, mori pjesë në finale e 200 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ku arriti të fitonte medaljen e bronztë, e dyta për të në këtë olimpiadë.

Ditë më parë, Lyles fitoi medaljen e artë në 100 metra ndërsa në finale e 200 metrave u mjaftua me vendin e tretë. I riu 25 vjeçar u shfaq para garës me maskë në fytyrë. Pas përfundimit i lodhur, ai u largua nga stadiumi me një karrige me rrota që e shoqëroi për në spital.  Medalja e artë në këtë garë u fitua nga Letsile Tebogo i Botsvanës (19”46). Versus.al

Poll