MAGAZINË /

Gjerdani i famshëm që është veshur vetëm nga 4 gra në histori

Një krokodil me diamante dhe smerald, historia e koleksionit që nis me María Félix dhe ende mbetet simbol i magjisë së Cartier

Shkruar nga Versus

Gjerdani i famshëm që është veshur vetëm nga 4 gra  
Një nga krijimet më legjendare të shtëpisë Cartier, gjerdani krokodil, kombinon luksin ekstravagant me mjeshtërinë e pakrahasueshme, dhe njëkohësisht mbahet mend për faktin se është mbajtur vetëm nga katër gra në historinë e tij.

Në vitin 1975, aktorja meksikane dhe ikonë e filmit “femme fatale”, María Félix, e njohur si La Doña, vizitoi butikun e Cartier në Rue de la Paix në Paris. Legjenda thotë se ajo solli me vete një krokodil të vogël të gjallë, brenda një akvariumi miniaturë, duke kërkuar që mjeshtrit e Cartier të krijonin një riprodhim të përsosur të tij. Rezultati ishte mahnitës: një gjerdan i përbërë nga dy krokodilë të artikuluar që përqafojnë qafën e saj.

Njëri krokodil është bërë nga ari i verdhë 18 karat dhe mbuluar me mbi 1.000 diamante të verdhë, gjithsej 60,02 karat, ndërsa tjetri është prej ari të bardhë 18 karat dhe 1.060 smeralde, gjithsej 66,86 karat. Sytë e tyre janë prej rubinësh, dhe krokodilët mund të ndahen dhe të përdoren si spila.

Katër gra që e kanë bërë historike këtë copë arti

Gjerdani i famshëm që është veshur vetëm nga 4 gra
María Félix mbajti gjerdanin gjatë dekadave në evente të rëndësishme, premierë dhe çmime. Më vonë, Monica Bellucci e veshi atë në Festivalin e Kanës në 2006, ndërsa aktorja e njohur egjiptiane, Yasmine Sabri, në një event Cartier në 2021.

Gjerdani i famshëm që është veshur vetëm nga 4 gra

Së fundmi, Mabel Cadena e shfaqi këtë gjerdan legjendar për kopertinën e Vogue Mexico në mars 2023. Pas vdekjes së Félix në 2002, Cartier e bleu gjerdanin, duke e futur në koleksionin e tyre të historisë së shtëpisë.

Një kryevepër e pakrahasueshme
Vlera aktuale e këtij gjerdani historik vlerësohet midis 20 dhe 25 milionë dollarëve. Ai mbetet një shembull i rrallë i dualitetit: dy elemente të kundërta, të pavarura, që bashkohen në një krijim të mrekullueshëm dhe të “ lidhur”. Si një interpretim i filozofisë Yin-Yang, simbolizon fuqitë kontradiktore, por plotësuese të natyrës.

Gjerdani i famshëm që është veshur vetëm nga 4 gra

Mijëra orë punë janë investuar për të arritur këtë precizion anatomik dhe fleksibilitet në formën e krokodilëve. Pavarësisht nga detajet e mprehta, dizajni nuk dëmton lëkurën e delikate të qafës. Sot, gjerdani nuk ruhet thjesht në një kasafortë; ai udhëton në mbarë botën dhe ekspozohet në muze dhe ekspozita të rëndësishme, duke qëndruar një simbol i trashëgimisë së pakrahasueshme të Cartier. /VERSUS 

Poll