AKTUALITET /

"Me pastërti të jashtëzakonshme” Kapet mbi 1 ton kok*inë drejt Belgjikës, vlera 225 milionë euro

Droga u zbulua në një kamion me dhe plehu në jug të Francës, tre persona u arrestuan

Shkruar nga Versus

"Me pastërti të jashtëzakonshme” Kapet mbi 1 ton

Dogana franceze ka sekuestruar mbi një ton kokainë që po transportohej drejt Antwerp-it, në një operacion të madh antidrogë që autoritetet e cilësojnë si një goditje të rëndë ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës në Evropë.

Sasia prej 1,145 kilogramë kokainë u zbulua e fshehur në një kamion të ngarkuar me thasë dheu për bimë, i cili ishte nisur nga Portugalia dhe ishte në rrugë drejt qytetit portual të Antwerp. Kamioni u ndalua nga doganierët në pikën e pagesës në Vienne, në jug të Lyon.

Detaji që zbuloi gjithçka
Sipas autoriteteve, dyshimet e para lindën kur doganierët vunë re se në kabinën e kamionit ndodheshin dy shoferë, një situatë e pazakontë për këtë lloj transporti. Gjatë kontrollit, ata zbuluan edhe një person të tretë të fshehur në kamion.

Të tre personat u arrestuan dhe u paraqitën para drejtësisë. Dy prej tyre kishin dokumente identiteti belge, ndërsa njëri rezultonte i kërkuar në Turqi për trafik droge.

"Me pastërti të jashtëzakonshme” Kapet mbi 1 ton

998 pako kokainë të fshehura në dhe
Pas kontrollit të ngarkesës, autoritetet zbuluan se në mesin e thasëve me dhe ishin fshehur 998 pako kokainë. Kamioni u dërgua në një zonë të sigurt dhe u deshën disa orë kontroll për të nxjerrë të gjithë drogën, e cila ishte e shpërndarë në 22 thasë nga 500 kilogramë dhe.

Pastërti rekord dhe vlerë marramendëse
Sipas analizave laboratorike, kokaina kishte një nivel pastërtie shumë të lartë, nga 69% deri në 89%, çka konsiderohet e jashtëzakonshme.

Vlera fillestare e drogës llogaritet rreth 75 milionë euro, por autoritetet besojnë se në treg ajo mund të arrinte deri në 225 milionë euro.

Autoritetet theksojnë se kjo sasi ishte pjesë e trafikut të madh të drogës që kalon në aksin Portugali – Spanjë – Francë – Belgjikë, për të furnizuar portet dhe qytetet e mëdha të Evropës Veriore, një fenomen që policia e quan tashmë “tsunami i bardhë” për shkak të përmasave të trafikut të kokainës. /VERSUS 

Poll