MAGAZINË /

Ja çfarë i bën stresi trupit tuaj, studimi i fundit: “Çdo burim stresi ju plak 9 muaj më shpejt”

Një studim amerikan tregon se personat që ju shkaktojnë stres ju rrisin plakjen biologjike, por menaxhimi i stresit mund t’ju bëjë të dukeni deri tre vjet më të rinj

Shkruar nga Versus

Ja çfarë i bën stresi trupit tuaj, studimi i fundit:

Një partner toksik, një koleg i vështirë apo një nënë bashkëshorti që ju lodh mendërisht marrëdhëniet e vështira sociale mund të shkaktojnë stres të madh, aq sa të ndikojnë në plakjen e trupit tuaj, sipas një studimi të fundit amerikan. Biologia molekulare Ellen Crabbe shpjegon se si stresi ndikon në organizëm dhe si mund të kthehen disa nga dëmet: “Me menaxhim të mirë të stresit, mund të ulni moshën biologjike deri në tre vjet.”

Studimi, i realizuar nga disa universitete amerikane, analizoi ndikimin e “hasslers” – njerëz që shpesh krijojnë tensione ose konflikte – mbi plakjen biologjike. Duke përdorur mostra të pështymës dhe ndryshime kimike të ADN-së, studiuesit vlerësuan moshën biologjike të pjesëmarrësve. Rezultati ishte i habitshëm: çdo person “stresues” në rrethin tuaj shoqëror lidhej me një plakje më të shpejtë, mesatarisht 9 muaj shtesë për trupin.

Crabbe nuk u habit nga ky rezultat: “E dimë prej kohësh që stresi negativ ndikon në trup. Ky studim tregon se njerëzit që ju shkaktojnë stres mund të kenë efekt të ngjashëm me stresin kronik nga problemet financiare apo diskriminimi.”

Ja çfarë i bën stresi trupit tuaj, studimi i fundit:

Nuk plaken të gjithë njësoj

Biologia studion plakjen prej vitesh dhe thotë: “Ka procese biologjike – të quajtura ‘tregues të plakjes’ – që përcaktojnë shpejtësinë e plakjes. Inflamacionet kronike janë një shembull. Nëse ato rriten, plakja përshpejtohet; nëse arrijmë t’i frenojmë, procesi ngadalësohet.”

Mosha biologjike e trupit, jo vetëm mosha kalendarike, tregon sa shpejt plakeni në të vërtetë dhe sa rrezik keni për sëmundje kronike.

Stresi i mirë dhe ai i keq

Një stres i shkurtër, si pas një ushtrimi fizik ose një vizite në sauna, mund të jetë i dobishëm: ai aktivizon mekanizma riparimi që forcojnë trupin. Por stresi kronik, i vazhdueshëm, dëmton rëndë trupin dhe madje ndikojnë në mikrobiomën e zorrëve, duke përshpejtuar plakjen.

Madje edhe stresi “i mirë” mund të dëmtojë nëse ekzagjerohet – siç ndodh me dietat ekstreme ose mungesën e gjumit. “Kur njerëzit mendojnë pa pushim gjatë natës, organizmi nis një ‘tsunami’ procesesh që rritin plakjen”, thotë Crabbe.

Ja çfarë i bën stresi trupit tuaj, studimi i fundit:

Si ta luftoni stresin dhe të ngadalësoni plakjen

Menaxhimi i stresit është po aq i rëndësishëm sa ushqimi dhe aktiviteti fizik. Ushtrime frymëmarrjeje, meditimi, yoga, apo ecja në natyrë mund të ndihmojnë – por vetëm nëse ju përshtaten. Gjumi i mirë është po ashtu thelbësor.

Lajmi i mirë: mosha biologjike nuk është fat i shkruar. Studime tregojnë se pas disa javësh ndryshimesh në dietë, aktivitet fizik dhe reduktim të stresit, disa persona ulën moshën biologjike deri në tre vjet. Në fakt, shpesh më parë duhet të nisemi nga njerëzit dhe situatat që na stresojnë më shumë në jetën tonë të përditshme. /VERSUS 

Poll