
Moderatorja Dajana Shabani nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ka folur mbi një shqetësim lidhur me një gkobë të qarkullimit rrugor për të cilën pretendon se i është vendosur padrejtësisht.
Shabani bën me dije se ka marrë “surprizë” një gjobë me dy data të ndryshme, në vlerën e 500 mijë lekëve të vjetra. Ajo thotë se në datat e shënuara, 5 dhjetor 2023 dhe 7 janar 2024, ajo nuk ka qenë në qytetin e Korçës. Moderatorja i ka bërë apel autoriteteve që të ndalojnë vendosjen e gjobave të padrejta, duke theksuar se shumë qytetarë kanë hasur të njëjtin problem.
“Vendosja e gjobave me të padrejtë duhet të marrë fund. Unë kam respekt të veçantë për uniformën e policisë, sidomos të asaj Rrugores se janë në mes të shiut dhe në mes të diellit. Por, surprizë më ka ardhur një gjobë 500 mijë e njëjta gjobë e vendosur në 5 dhjetor 2023 më Korçë dhe 7 janar 2024.
E para ndajeni mendjen secila datë se është e njëjta e dyta në asnjë nga këto data unë nuk kam qenë në Korçë dhe nuk kam marrë një gjobë për tejkalim shpejtësi. Vendosja e gjobave me pa të drejtë duhet të marrë fund njëherë e mirë”, thotë Shabani, ndërkohë që i bën thirrje Policisë dhe Ministrisë së Brendshme që të reagojnë dhe të marrin situatën në dorë. Versus.al
