Aktualisht numërohen më shumë se 7000 gjuhë në botë, mes të cilave disa janë më të vështira për t’u mësuar se të tjerat. Rënditja është bërë nga faqja Ethnologue, e cila merret me studimin e gjuhëve e veçorive të tyre. Gjuha më e folur mbetet ajo mandarin edhe gjatë 2024, në vendin e dytë gjuha spanjolle, në të tretin ajo angeleze dhe të kartërin gjuha hindu. Por mes tyre ka edhe gjuhë ferri për tu mësuar. Në listën e Ethnologue, figuron dhe gjuha shqipe.
FINLANDISHTJA - Gjuha finlandeze është një gjuhë shumë e vështirë për tu mësuar.
GJEORGJISHTJA - Kjo gjuhë flitet pothuajse tërësisht vetëm nga populli i Gjeorgjisë.
MANDARIN - Kjo është gjuha më e folur me afërsisht një miliardë folës në botë, sipas Babbel dhe është absolutisht një nga më të vështirat për t’u mësuar!
KANTONISHTJA - Së bashku me gjuhën Mandarine, kantonishtja flitet gjithashtu në të gjithë Kinën dhe është një gjuhë jashtëzakonisht e dobishme (por e vështirë) për t’u mësuar. Flitet gjithashtu në Tajlandë, Malajzi dhe Vietnam.
SANSKRITISHT - Gjuha e shenjtë e hinduizmit është sa e bukur aq edhe e vështirë për t’u mësuar.
SHQIP - Shqipja flitet zyrtarisht në Kosovë, Maqedoni dhe, natyrisht në Shqipëri.
HEBRAISHT - Hebraishtja, e cila flitet kryesisht në Izrael, është mjaft e vështirë për t’u mësuar.
PERSISHTJA - Persishtja, e njohur gjithashtu edhe si Farsi, renditet e katërta në listën e renditjes së vështirësive.
THAI - Thai ka një alfabet krejtësisht të ndryshëm, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë për tu mësuar.
ARABISHTJA - Një pjesë e vështirësisë me arabishten është se flitet ndryshe në varësi të vendit ku jeni. Për shembull, arabishtja e folur në Marok është e ndryshme nga arabishtja e folur në Egjipt ose Arabinë Saudite.
GJUHA JAPONEZE - Sipas mund të duhen 88 javë për të mësuar këtë gjuhë të Azisë Lindore, duke e bërë atë një nga më të vështirat!







