MAGAZINË /

Hati thyen heshtjen tregon arsyen pse u nda nga Jashari

Hati theksoi se vendimi për t'u ndarë ishte i vështirë, por i nevojshëm për mirëqenien e saj emocionale dhe për të ecur përpara në jetë.

Shkruar nga Versus
Hati thyen heshtjen tregon arsyen pse u nda  nga Jashari
Hatixhe Braka

Në një intervistë të fundit në emisionin "The Dalina Show", influencerja Hatixhe Braka, e njohur si Hati, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Jashar Stojku, duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej kohësh.

Ajo ndau me publikun detaje të jetës së saj personale.

Hati theksoi se vendimi për t'u ndarë ishte i vështirë, por i nevojshëm për mirëqenien e saj emocionale dhe për të ecur përpara në jetë.

Ndërsa theksoi se vendimin për tu ndarë e kishte marrë vetë ajo, Hati rrefeu se familja e kishte mbështetur në këtë vendim.

“Vendimi ka qenë i imi, edhe familja do lumturinë time dhe përderisa shohin që unë jam e qetë, jam e lumtur dhe ato janë të lumtur,” u shpreh ajo.
“Jam në shërim e sipër unë jam e re dhe jeta vazhdon”, u shpreh Hati. 

Poll