MAGAZINË /

Heidi u largua nga ‘Goca dhe gra’ postimi emocionues i nënës së saj: Ti do jesh dielli i familjes tonë!

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Lajla i dedikon fjalët më të bukura vajzës së saj duke theksuar se ajo është ndjerë krenare që nga lindja dhe se gjithmonë do të jetë dielli i familjes tonë.

Shkruar nga Versus
Heidi u largua nga ‘Goca dhe gra’ postimi emocionues i
Heidi Baci dhe e ëma e saj Lajla Kamata

Pas largimit të saj nga emisioni që ish-banorja e Big Brother Vip drejtonte, Heidi Baci ka marrë mbështjen dhe nëna e saj Lajla Kamata.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Lajla i dedikon fjalët më të bukura vajzës së saj duke theksuar se ajo është ndjerë krenare që nga lindja dhe se gjithmonë do të jetë dielli i familjes tonë.

 “Një gjë ta dish të sigurtë Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, në çdo ditë të jetës. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam.” shkruan në postimin e saj Lajla.

Heidi u largua nga ‘Goca dhe gra’ postimi emocionues i

Ish-banorja e Big Brother gjatë deklaratës për vendimin e papritur që kishte marrë për t’u larguar nga Shqipëria u shpreh se nuk kishte asnjë arsye të veçantë por po kërkonte të gjente vetveten.

‘Fillimisht doja të tregoja gjithë mirënjohen time për Top Channel, për dyert që më ka hapur. Por vijnë ca momente në jetë që duhet të jemi vetvetvetja. Nuk dua të krijohen polemika por është vendim i peshuar dhe nuk kam asnjë arsye personale. Dua të gjej  pak veten dhe të shoh ku do jem. Është një momet që sado jam ndjerë shumë mirë kështu e ndjejë këtë moment dhe unë punoj për të jetuar nuk jetoj për punën dhe jam e lumtur, të ardhmes nuk i dihet kurrë por tani këtë ndjejë. Mirënjohe për publikun nuk dua të zhgënjej asnjë njeri. Do shihemi. ‘ është shprehur Heidi./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: