
Ora e markë së njohur Omega Speedmaster Professional i vitit 1969 që i përkiste austronatit të parë që u ul në Hënë, Neil Armstrong do të dal në ankand muajin e ardhshëm nga RR Auctions dhe vlerësohet të arrijë më shumë se 2 milionë dollarë.
Ora iu prezantua Armanstrong në një darkë gala në hotelin Warwick në Hjuston më 25 nëntor 1969, vetëm disa muaj pasi Armstrong dhe Buzz Aldrin u ulën për herë të parë në Hënë.
Ora i përket koleksionit Omega's Tribute to Astronauts ku u prodhuan vetëm 26 të tilla dhe iu shpërndanë astronuatëve të NASA-s (të gjallë dhe të vdekur) në njohje të arritjeve të tyre në eksplorimin e hapësirës.
Kopja e Armstrong-ut mban numrin 17 dhe ka fjalët "Astronauti Neil A. Armstrong, Gemini 8 – Apollo 11" të gdhendur në pjesën e pasme të orës, ndërsa në qendër është mbishkrimi " Për të shënuar pushtimin e hapësirës nga njeriu me kohën, përmes kohë, në kohë " .

Kjo orë ndjek dizajnin e çelikut klasik të Speedmaster Professional , por është prej ari 18 karatësh, me një diametër 44 mm.
Ora vjen me një certifikatë zyrtare të lëshuar nga Omega, që konfirmon vërtetësinë e saj. Gjithashtu ky ankand do të mbështesë edhe një kauzë bamirësie.

Gjysma e të ardhurave nga shitja - e cila do të mbahet më 17 prill në hotelin Royal Sonesta në Kembrixh, Massachusetts, duke filluar nga ora 18:00 (me orën lokale) do t'u dhurohet organizatave të zgjedhura nga djali i Armstrongut, Mark Armstrong.
“Kjo orë, të cilën babai im i pëlqente ta mbante në raste të veçanta, simbolizon një nga arritjet më domethënëse në historinë njerëzore”, tha Mark Armstrong në një deklaratë. "Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave nga shitja do të shkojnë për bamirësitë në të cilat babai im besonte, duke përforcuar më tej ndikimin që ai dhe shumë amerikanë të tjerë bënë në njerëzimin më shumë se gjysmë shekulli më parë."/Versus.al








