Është zbuluar arsyeja pse aktori i humorit Julian Deda vizitoi sot SPAK-un: duket se gjithçka ka lidhje me emisionin televiziv që ai moderon.
I shoqëruar nga moderatorja tjetër e “Fiks Fare”, Xhemi Shehu, dyshja është futur në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme.
Gjithashtu aktori së bashku me Shehun kanë takuar dhe Monika Kryemadhin e cila është paraqitur ditën e sotme në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Vetë Deda konfirmoi vizitën përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruante: “Unë vij sa herë të doni, por keni gabuar. S’keni çfarë të bëni…!”.
View this post on Instagram


