MAGAZINË /

''Unë vij sa herë të doni, por keni gabuar'', aktori Jul Deda shkon në SPAK

Fotoja është postuar vetë nga Deda në rrjetet sociale, duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe reagime nga ndjekësit e tij.

Shkruar nga Versus
''Unë vij sa herë të doni, por keni gabuar'',
Jul Deda në SPAK

Aktori i njohur i humorit, Jul Deda, dhe një mbështetës i njohur i së djathtës shqiptare, është parë pasditen e së premtes pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Fotoja është postuar vetë nga Deda në rrjetet sociale, duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe reagime nga ndjekësit e tij.

“Unë vij sa herë të doni, por keni gabuar. S’keni çfarë të bëni…!”, shkruan aktori krahas fotove.

Nuk është ende e qartë nëse vizita e tij ka qenë e ftuar nga prokuroria apo një tjetër shaka e zakonshme e aktorit.

Detajet e plota dhe qëllimi i kësaj vizite pritet të zbardhen më tej.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julian Deda (@juldeda)

Tags:

jul deda

Poll