MAGAZINË /

I shumëpërfolur për lidhjet e tij të bujshme, Blero tregon se cilën nga ish-partneret zgjedh për një rikthim

Shkruar nga Versus

I shumëpërfolur për lidhjet e tij të bujshme, Blero tregon

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka folur së fundmi për lidhjet e tij shumë të përfolura romantike dhe për mundësinë e rikthimit me njërën nga ish-partneret e tij.

Ai ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë ku iu përgjigj disa pyetjeve personale. Një nga pyetjet që ngjalli më shumë kureshtje ishte nëse ai do të kthehej me njërën nga ish-partneret e tij, Teutën, Afronën, ose me ish-partneren misterioze, të cilën ai e quante me përkëdheli, “bebi”.

I shumëpërfolur për lidhjet e tij të bujshme, Blero tregon

Këngëtari tha se do tregohej i sinqertë e i hapur, dhe u shpreh se në një skenar imagjinar, zgjedhja e tij do të ishte Teuta Krasniqi.

“Në njëfarë forme imagjinare, absolutisht do të ishte Teuta. Për shkak edhe të vajzës, por edhe për shkak të personit që është”, tha ai, duke iu referuar marrëdhënies së veçantë që ndan me ish-bashkëshorten dhe nënën e vajzës së tij.

Kujtojmë se ish-çifti i njohur i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2014, ndërsa janë prindër të një vajze, Tara.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: