MAGAZINË /

"Ia bënë dhuratë për Krishtlindje", Tyson Fury me akuza të rënda pas humbjes përballë Usyk

Shkruar nga Versus

"Ia bënë dhuratë për Krishtlindje", Tyson Fury me

Tyson Fury ka pretenduar se atij iu ‘vodh’ fitorja ndaj Oleksandr Usyk, pasi u mposht me vendim unanim të gjyqtarëve në rindeshjen e vlefshme për titullin e kampionit të botës në peshat e rënda.

Pasi e mposhti Furyn me vendim të ndarë të gjyqtarëve në maj për t’u parë kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që nga koha e Lennox Lewis, ukrainasi i mbajti rripat WBO, WBA dhe WBC të shtunën, pasi të tre gjyqtarët i dhuruan fitoren me rezultat 116-112.

Pasi zgjodhi të mos bëjë një intervistë në ring pas ndeshjes, Fury dha mendimin e tij të parë tek disa gazetarë teksa po kthehej në zhveshtore.

“Ju betohem në Zot se mendova që kam fituar në të paktën tri raundet e fundit. Unë e dominova këtë luftë, gjatë tërë natës”.

“Unë kam boksuar gjatë tërë jetës sime dhe ju nuk mund ta ndryshoni një vendim. Kur nuk fitoni me nokaut, ju nuk e keni të garantuar fitoren”.

“Unë mendoj se i kam fituar të dy luftat. Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se e fitova këtë luftë. Unë mendoj se Usyk mori një dhuratë për Krishtlindje, por nuk është faji i tij”, ka thënë Fury.

Për fund kur u pyet për të ardhmen e tij, Fury la të hapur gjithçka duke thënë se ndoshta do të kthehet sërish në ring ose ndoshta jo.

 

 

Poll