Artisti i merituar Mevlan Shanaj ka rrëfyer se si vite , më parë aktori i madh Sandër Prosi kishte tentuar të vriste veten.
Arsyeja sipas aktorit ishte bërë persekucioni nga komunizmi dhe Prosi, ashtu si shumë aktorë të tjerë e kishte vuajtur këtë gjë.
“Sandri ishte burrë shumë simpatik në dukje. Takimin e parë e kam pasur në oborrin e Teatrit Popullor Kombëtar. Kisha vajtur për të konkurruar. Aty pranë shikoj Sandër Prosin, e përshëndes dhe ai me fisnikëri më dha një përshëndetje. Kaluan vitet, mbarova shkollën dhe te ‘I teti në bronx’ vete me Sandër Prosin.
Ishte emocion dhe kënaqësi. Kam një konkluzion në libër për Sandër Prosin, një burrë që të dëgjonte dhe të shikonte në sy, shumë fisnik. Ai vuante nga persekucioni, janë disa artistë që kanë vuajtur. Sandri e manifestoi dhe tentoi të vriste veten, kur vajta në spital i thash çfarë ke bërë. Për dy gisht tha do kisha mbaruar punë, ja kishte futur vetes me thikë", u shpreh Shanaj për ‘Exlusive’.Versus.al