Organizimi i një dasme është padyshim i kushtueshëm, veçanërisht nëse bashkëshortët duan një ceremoni dhe festë përrallash: zakonie do që të ftuarit të marrin pjesë simbolikisht në shpenzimet me një dhuratë bujare (në proporcion me xhepat e tyre), por së fundmi ka shpërthyer një “zakon” i ri dhe i çuditshëm, ai i të kërkuarit miqve dhe të afërmve një kontribut minimal për të mbuluar shpenzimet. Por ka nga ata që kanë vendosur ta kalojnë këtë kufi.
Ky është rasti i një çifti të martuar nga Houston, Teksas, të cilët i kërkuan secilit të ftuar të paguante 450 dollarë (rreth 400 euro) për të financuar dasmën e tyre. Përballë një kërkese të tillë, shumica e të ftuarve bënë një zgjedhje drasike: "Të gjithë njerëzit që ftuam e refuzuan ftesën," u ankua dhëndri, Hassan Ahmed, 23 vjeç, në një video që ai postoi në TikTok.
Shpërthimi në rrjetet sociale
I riu ka pyetur përdoruesit e platformës sociale se çfarë mendojnë, por me siguri nuk ka hasur në shumë përgjigje të favorshme, pasi komentet në video janë çaktivizuar. Dhëndri e ka justifikuar shumën e kërkuar nga të ftuarit duke pretenduar se organizimi i dasmës i ka kushtuar atij dhe partneres së tij 200 mijë dollarë (më shumë se 178 mijë euro).
Ahmedi më pas sulmoi të ftuarit në shpërthimin e tij në TikTok: «Ju paguani 1000 dollarë për biletat për një koncert të Beyoncé ose Chris Broën , por kur jeni të ftuar në një martesë me miqtë dhe familjen, nuk mund ta përballoni ‘biletën’? Nuk e kuptoj”, - përfundoi ai







