MAGAZINË /

'Iku me vrap', bashkëshortja i kërkon divorcin avokatit të njohur Saimir Vishaj pasi u sëmur rëndë

Sipas tij, ndarja ka ardhur pas një periudhe të vështirë shëndetësore që ai po kalon, duke theksuar se bashkëshortja është larguar në një moment delikat për të.

Shkruar nga Versus

'Iku me vrap', bashkëshortja i kërkon divorcin avokatit

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka bërë të ditur se është divorcuar nga bashkëshortja e tij, pas një vendimi të dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Sipas tij, ndarja ka ardhur pas një periudhe të vështirë shëndetësore që ai po kalon, duke theksuar se bashkëshortja është larguar në një moment delikat për të. Vishaj shprehet se procesi i divorcit është përmbyllur zyrtarisht në gjykatë.

Në një reagim publik, ai ka folur për dhimbjen e kësaj situate, duke e lidhur ndarjen me gjendjen e tij shëndetësore dhe duke theksuar se pas shumë vitesh bashkëjetesë, sot ndodhet i vetëm.

Postimi: 

Vetmia eshte gjeja me e rende qe I ndodh njeriut.Linda nga dy prinder te mrekullushem,u bera nje baba I denje I dy djemeve me mbiemer Vishaj,por ce do, sot mamaja e djemve u divorcua nga gjykata e Tiranes duke e perdhosur mbiemrin Ruka dhe duke hequr perfundimisht mbiemrin Vishaj. Ja pra kjo eshte vetmia qe kur te zenka nje semundje, ish gruaja iken me vrap duke e lene ne vetmi ate qe kishte 35 vite qe bashkjetonte. Kur ishim mire skishte vetmi, tashme Vetmia u ul kembekryq ne shtepine time.../ Versus.al

Poll