Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Xum Allushi, mesa duket nuk i ka harruar pakënaqësitë ndaj moderatorit Ledion Liço sa i takon komenteve të këtij të fundit pasi Xumi u eleminua.
Së fundmi, ish-banori është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një reagimi ironik që mendohet se është për Ledion Liçon. Nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjete sociale, Xumi i është përgjigjur me humor batutës që Ledioni kishte bërë për të gjatë spektaklit të eliminimit, duke i kujtuar me ironi fjalët e dikurshme.
“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë, ajo puna mashallah. Të paktën e qesim një rrogë, jetojmë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”- shprehet Xumi ndërsa qesh. Versus.al







