MAGAZINË /

Ish-banori i BBVA befason ndjekësit, pozon me të brendshme provokuese braziliane

Postimi është komentuar gjerësisht, duke u interpretuar nga disa si një provokim i qëllimshëm dhe sfidë ndaj normave tradicionale të paraqitjes mashkullore në publik.

Shkruar nga Versus
Ish-banori i BBVA befason ndjekësit, pozon me të brendshme provokuese
Vserlo

Vserlo, këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, rikthehet në vëmendje me një postim të ri në Instagram që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në foton e publikuar, artisti shfaqet me shpinë nga kamera dhe pjesërisht i zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e ndjekësve është veshja e tij e poshtme – një palë të brendshme në stilin brazilian, të cilat shumë prej ndjekësve i kanë cilësuar si të ngjashme me ato që zakonisht mbajnë femrat.

Ish-banori i BBVA befason ndjekësit, pozon me të brendshme provokuese

Postimi është komentuar gjerësisht, duke u interpretuar nga disa si një provokim i qëllimshëm dhe sfidë ndaj normave tradicionale të paraqitjes mashkullore në publik.

Kujtojmë se gjatë kohës së pjesëmarrjes në reality show, Vserlo u përfshi në qendër të thashethemeve pas qarkullimit të një videoje intime ku pretendohej se ai shfaqej në një situatë afektive me një mashkull tjetër – pretendime që këngëtari i ka mohuar kategorikisht pas përfundimit të spektaklit.

Megjithë polemikat, Vserlo ka qëndruar aktiv në rrjete sociale, ku ndan shpesh momente nga përditshmëria dhe projektet muzikore. Fotoja e fundit, megjithatë, duket se ka qenë një nga më të komentuarat në profilin e tij.   

Tags:

vserlo

Poll