MAGAZINË /

Ja çfarë mund të bësh këtë fundjavë në Tiranë

Në ditët e fundit të kësaj jave, veç aktiviteteve dhe organizimeve private me grupe ose familje, mund të gjeni dhe disa gjëra mjaft interesante për të ndjekur.

Shkruar nga Versus

Ja çfarë mund të bësh këtë fundjavë në

Kush mendon se nuk ka çfarë të bëjë këtë fundjavë me shi në kryeqytet e ka gabim. Në ditët e fundit të kësaj jave, veç aktiviteteve dhe organizimeve private me grupe ose familje, mund të gjeni dhe disa gjëra mjaft interesante për të ndjekur.  

TKOB ngre siparin e aktiviteteve

Më shumë se 120 artistë janë angazhuar për të sjellë një koncert magjik për të gjithë spektatorët, me dy kryeveprat botërore, Requiemin e Mozart dhe Choral Fantasy të Beethoven.

 

Dorina Selimaj, Ivana Hoxha, Matias Xheli, Artur Vera dhe Bledar Domi janë artistët të cilët po përgatiten me koncertmaestër Igli Rapaj për Choral Fantasy të Beethoven, koncert i cili do të mbahet me datë 14 shtator, për inaugurimin e sezonit të ri artistik.


Nga ana tjetër, Eva Golemi, Matias Xheli, Vikena Kamenica dhe Bledar Domi janë super kasti i cili do t’ju shoqërojë me datë 14 shtator në Requiem-in e jashtëzakonshëm të Mozartit.

Në Teatrin Kombëtar

Ja çfarë mund të bësh këtë fundjavë në

Në Teatrin Kombëtar që prej kësaj të diele dhe deri në datë 22 shtator do të jetë në skenë komedia “Karnavalet e Korçës”. Komedia e cila javët e kaluara u dha në Teatrin Andon Zako Çajupi, ngjalli kureshtjen dhe emocion në publik, të cilët nuk kursyen të qeshurat dhe duartrokitjet. Kjo shfaqje riktheu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktorin Arben Dervishi, që luan rolin e Nikollaqit.

Festa e Pezës

Ja çfarë mund të bësh këtë fundjavë në

E nëse nuk doni diçka kaq klasike, keni Peza n’fest, ku mund të merrni pjësë e të festoni së bashku me aktivitete të ndryshme, koncert, piknik, lojëra & sporte për të gjitha moshat dhe shumë argëtim për gjithë familjen. Për dy ditë Peza do të jetë një “pol” feste në kryeqytet me disa aktivitete të parashikuara.

Ekspozita

Piktorja e njohur gjermane, Doris Graf dhe ajo e talentuar shqiptare, Arnilda Kyçyku kanë hapur bashkarisht ekspozitat e tyre personale në Galerinë e Artit Tiranë të titulluar "CityX – Unë, Tiranë” dhe “Tirana 1+1”

Ja çfarë mund të bësh këtë fundjavë në

Edhe ekspozita personale e Anastas Kostandini – TASO është e hapur në COD (Kryeministri), deri më 3 tetor dhe mund ta vizitoni këtë fundjavë. Ekspozita me titull: “NËPËR GJURMËT E TASOS” (5 shtator – 3 tetor 2024) është pjesë e kalendarit të veprimtarive të COD e që do të pasohet me tej me ekspozitën e piktorit të njohur Naxhi Bakalli.

Ja çfarë mund të bësh këtë fundjavë në

Më i mirë i kuq se i vdekur”. Është kjo simbolika e ekspozitës së “Mjeshtrit të Madh”, Helidon Haliti, e hapur në “Golemi Art Gallery”, në kryeqytet. Ekspozita do të qëndrojë e hapur, deri më 22 shtator 2024./ versus

Poll