Trasnsgjinorja e njohur Amber ka lënë mbrëmjen e djeshme ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP4. Vendimi i saj erdhi pas debateve të njëpasnjëshme të cilat u bënë gjithmonë e më të shpeshta me këngëtarin Gjesti.
Teksa u shfaq në klip duke i bërtitur këtij të fundit në vesh dhe duke i znëë hapësirën personale, Amber tha se edhe Gjesti e kishte ofenduar.
“Gjesti më tha s’e ke vendin këtu do të çoj për striptizëm”, tha ajo.
Pas bisedës me Ledionin në dhomën e rrëfimit, ajo kërkoi të dilte jashtë shtëpisë pasi nuk po e përballonte më presionin psikologjik me të cilin po përballej.
Biseda mes tyre:
Amber: Jam degjeneruar në mënyrë të tmerrshme nga Gjesti, Livia e cila më quajti aktore pornostare, më vuri emrin në tualet, kam gjithë ditën sot që e mendoj, kam presion psikologjik.
Ledioni: Do të bëjmë një pakt, do të presim deri në fund të show dhe merr vendim për respekt të publikut dhe vetes të lutem të presësh deri në fund të show-t.
Amber: Unë po qëndroj deri në fund të show-t dhe po largohem për respekt të publikut dhe televizionit.
Në përfundim të spektaklit, Amber la shtëpinë dhe u bashkua në studio me të eleminuarit e tjerë. Versus.al








