MAGAZINË /

Janë bashkë? "Gëzuar ditëlindjen zemër", Jozi suprizon me urimin për Loredanën (FOTO)

Ai ka publikuar në Instastory një video me disa momente të bukura të tyre brenda shtëpisë së BBVA, shoqëruar me një urim për ditëlindjen e saj.

Shkruar nga Versus

Janë bashkë? "Gëzuar ditëlindjen zemër", Jozi

Pavarësisht thashethemeve të fundit që flisnin për një ndarje mes tyre, Loredana dhe Joz Marku duket se janë ende bashkë dhe më të afërt se kurrë.

Dyshja që krijoi një romancë të komentuar gjatë qëndrimit në Big Brother VIP
Albania 4 – sezon që përfundoi më 19 prill me fitoren e Gjestit – ishin në qendër të vëmendjes pasi u përfol se lidhja e tyre mund të kishte marrë fund pas
incidentit me shpullën që Jozi i dha Gjestit, teksa po largohej nga shtëpia bashkë me Loredanën.

Por këtë 7 maj, në ditëlindjen e Loredanës, Jozi i ka hedhur poshtë të gjitha zërat,
duke i bërë asaj një surprizë të ëmbël.

Ai ka publikuar në Instastory një video me disa momente të bukura të tyre brenda
shtëpisë së BBVA, shoqëruar me një urim për ditëlindjen e saj.

Janë bashkë? "Gëzuar ditëlindjen zemër", Jozi  Janë bashkë? "Gëzuar ditëlindjen zemër", Jozi  

Ky gjest i ka emocionuar fansat e çiftit dhe ka treguar se marrëdhënia e tyre vijon
edhe jashtë kamerave, pavarësisht presionit të rrjeteve sociale dhe zhurmës
mediatike

Tags:

jozi loredana

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: