MAGAZINË /

Janë ndarë apo janë bashkë? Loredana flet për herë të parë për marrëdhënien me Jozin

Por ajo që mbetet ende e paqartë është fati i marrëdhënies së saj me Jozin. Në këtë pikë, Loredana zgjodhi të jetë e rezervuar

Shkruar nga Versus

Janë ndarë apo janë bashkë? Loredana flet për herë

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Albania” dhe reagimit të parë në rrjete sociale, Loredana foli për situatën që tronditi publikun në javën e fundit të qëndrimit të saj në "Big Brother VIP" si edhe raportin tani me Jozin. E pranishme në “Big Brother Fan Club”, ajo u shfaq e përmbajtur dhe disi e trishtuar.

“Do doja të shihja klipin, të kaloja kohë me Jozin, të shihnim çfarë kishim kaluar. Thjesht nuk ndodhi,” – u shpreh ajo me keqardhje.
Në lidhje me sulmin e Jozit ndaj Gjestit, Loredana tha:

“Akoma nuk e di se ku jam. Distancohem komplet nga gjesti. Është e papranueshme.”
Përballë pyetjes direkte nga moderatorja Heidi Baci nëse është penduar për rrugëtimin e saj në reality show, Loredana theksoi:

“Nuk pendohem për asgjë në jetë. Gjithçka ndodh për një arsye. Do bëja të njëjtat hapa po të kthehesha pas. Do bëja të njëjtin rrugëtim sepse sidoqoftë, mësova.”
Por ajo që mbetet ende e paqartë është fati i marrëdhënies së saj me Jozin. Në këtë pikë, Loredana zgjodhi të jetë e rezervuar:

“Kam marrë një vendim. Akoma nuk dua të shprehem rreth kësaj. Di vetëm që më ka bërë të marr vendimet e mia. Nuk dua ta agravoj situatën.”

Tags:

loredana jozi

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: