MAGAZINË /

''Janë shumë të djallëzuar'', Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP: Kishte njerëz që donin të më hiqnin qafe

Pas eleminimit, Lekbello pati kritika për sjelljet e banorëve brenda Fermës.

Shkruar nga Versus

''Janë shumë të djallëzuar'', Ermiona

Mbrëmjen e djeshme, Ermiona Lekbello u largua nga Ferma VIP dhe la të kuptohej se largimi i saj nuk ishte thjesht rezultat i lojës, por i ndikimeve të brendshme nga banorët e tjerë. Disa prej banorëve ajo i cilësoi si ‘djallëzorë’ me sjellje të qëllimshme.

“Kishte njerëz që donin të më hiqnin qafe. Janë shumë të djallëzuar. Vanesa me lot krokodili, Indri që futi dy femra në mes dhe tha më falni, Iliri që bën lojën që do t’i ngatërroj. Shpresoj mos jenë djaj. Bora që ndenjti deri në mëngjes dhe na tregoj përralla. Vajza ime është 27-vjeçe dhe më duket dede përpara atyre 26-vjeçareve atje, sepse nuk ka djallëzi. Këto janë edhe jashtë kështu”, u shpreh ajo.

Pritet të shihet sesi deklarata e saj do të ndikojë tek banorët e tjerë në vijim. Versus.al

Poll