Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.
Temperaturat minimale do shënohen në Peshkopi e Bajram Curri me 11 gradë celcius, ndërsa ato maksimalet me 35 gradë në Durrës e Tiranë.
Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-3 ballë. Versus.al







