MAGAZINË /

“Jemi dhe s’jemi”, Big Basta dedikim për Vesa Lumën? Mesazhi surprizë...

Siç duket, të paktën njëri prej çiftit ka vendosur që të jetë i sinqertë me publikun   

Shkruar nga Versus

“Jemi dhe s’jemi”, Big Basta dedikim për Vesa Lumën?

Prej disa ditësh, Big Basta është bërë pjesë e sezonit të dytë të Ferma VIP, por hyrja e tij në këtë spektakël është shoqëruar me shumë "zëra" e thashetheme rreth jetës së tij personale e martesës me këngëtaren Vesa Luma.

Ndërsa prej ditësh përflitet për një krizë në martesën e tyre, për shkak të mungesës së çdo reagimi apo postimi nga ana e Vesës dhe fakti që ai, në hyrje, përshëndeti vetëm djalin e tyre – duke mos e përmendur fare emrin e bashkëshortes – kanë ngritur dyshime të mëdha në publik, mes komentuesve në rrjete sociale. Flasin të gjithë veç Vesës, e cila nuk dihet nëse po shijon këtë "lojë' e 'lagu -se lagu' me fansat e çiftit apo po jeton në qetësi ditët pa Big Bastën.

Por ky i fundit prej dy ditësh ka nisur që të flasë për Vesën. Dje gjatë një bisede me banoren e Fermës Silvana Bushatin, vendosi të sqarojë njëherë e mirë ndjenjat dhe qëllimin e tij në spektakël:

“Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare çka flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël.”

Ndërsa sot ka çuar edhe më tej këtë mesazh, duke kënduar këngët më të famshme të Vesa Lumës, e në fund duke i thënë qartë e pastër: "Të dua..." 

Siç duket, të paktën njëri prej çiftit ka vendosur që të jetë i sinqertë me publikun   

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: