
Jennifer Lopez ka befasuar ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke u shfaqur me flokë biond platini, onde vintage dhe buzëkuq të kuq.
Transformimi ishte aq i fortë, sa shumë fansa e krahasuan me këngëtaren Gwen Stefani. Por, në fakt, nuk bëhej fjalë për një ndryshim të përhershëm: JLo kishte veshur një paruke për nevoja skenike të filmit Kiss of the Spider Woman. Megjithatë, kjo nuk e ndali debatin, pasi biondi platini mbetet një nga ngjyrat më radikale dhe të komentuara në botën e bukurisë.
Magjia dhe rreziku i biondit platini-Ngjyra e akullt është gjithmonë kontradiktore: tërheqëse, elegante dhe e guximshme, por njëkohësisht e vështirë për t’u mbajtur. Ajo ndriçon fytyrën, por mund të krijojë kontraste të forta nëse nuk përshtatet me tonin e lëkurës, make-up-in apo stilin personal. Tek Jennifer Lopez, efekti ishte i jashtëzakonshëm, duke e bërë të dukej pothuajse një person tjetër.
Kujt i shkon më shumë kjo nuancë?-Sipas stilistëve të flokëve, biondi platini shkon më së shumti tek personat me lëkurë dhe sy të çelët, duke dhënë një pamje eterike. Por, me kombinimin e duhur – vetulla të përcaktuara mirë, grim të kujdesshëm dhe një prerje që mbështet ngjyrën – edhe tiparet mesdhetare mund ta përballojnë me sukses.
Një ikonë e përjetshme e bukurisë-Nga sensualiteti i Marilyn Monroe tek versionet moderne të Kim Kardashian e Lady Gaga, biondi platini vazhdon të mbetet një ikonë e pavdekshme në botën e bukurisë. Nuk është një zgjedhje për të gjitha, por ndoshta pikërisht kjo e bën kaq tërheqëse: është një deklaratë guximi, dallimi dhe vetëbesimi, që gjithmonë tërheq vëmendje.
View this post on Instagram







