
Divorci i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ka qenë kryefjala e showbizit botëror kohëve të fundit.
Sipas medias Page Six, Jennifer është "e tërbuar" dhe "e poshtëruar" për ndarjen e saj nga Ben Affleck, dhe thotë se ky i fundit po mban paksa pezull dokumentet e divorcit, sepse nuk do t’ia shtojë asaj ndjesinë e turpit.
“Ajo është e tërbuar”, thotë një burim i Page Six. “Ai e ka poshtëruar atë. Ishte ai që nisi të ribashkohej.”
Kryesuesja e "Jenny from the Block" dhe Affleck rindezën marrëdhënien e tyre në korrik 2021, pas ndarjes së Lopez nga ish i fejuari i saj, Alex Rodriguez, në prill 2021.
Lopez, 55 vjeç, dhe Affleck, 51 vjeç, më parë ishin të lidhur nga viti 2002 deri në 2004 pasi luajtën së bashku në filmin "Gigli".
“Ai e ka turpëruar sepse ajo e vendosi që Ben ishte dashuria e jetës së saj. Ata bënë dy dasma para dy vitesh. Ky është një rekord dhe ata s’janë më të rinj”, vijoi burimi, duke shtuar se J.Lo është një grua romantike.
Çifti u arratis në Las Vegas në korrik 2022 dhe pati një tjetër festë dasme në shtëpinë e Affleck në Riceboro, Georgia, muajin tjetër.
Albumi i Lopez, "This Is Me… Now" dhe dokumentari shoqërues i Amazon Prime, "The Greatest Love Story Never Told", me bashkë-star Affleck, u frymëzuan nga marrëdhënia e tyre.
Dyshja bënë dy dasma në vitin 2022 dhe Lopez bëri një album dhe film për marrëdhënien e tyre.
Gjithashtu, thuhet se edhe fëmijët e dyshes janë përfshirë në të gjithë këtë ngjarje.
“5 fëmijë janë përfshirë. Ajo e dinte se do të përziheshin familjet dhe nuk e ka pranuar ende totalisht se e gjitha ka përfunduar”, tha burimi./ Versus.al








