MAGAZINË /

Jennifer Lopez ndez polemikat me puthjet provokuese në AMA 2025

Performanca nxiti reagime të ndryshme: disa e kritikuan si një përpjekje “të dëshpëruar” për të bërë Ben Affleck xheloz pas divorcit të tyre katër muaj më parë.

Shkruar nga Versus

Jennifer Lopez ndez polemikat me puthjet provokuese në AMA 2025

Jennifer Lopez di si tërheq vëmendjen. Gjatë performancës së saj hapëse në American Music Awards 2025 në Las Vegas të hënën, ajo shkaktoi polemika në rrjetet sociale pasi shkëmbeu puthje me dy balerinë në skenë.

Duke kërcyer me këngën “Lose Control” të Teddy Swims, J.Lo ndezi skenën kur u puth njëri pas tjetrit me një balerin mashkull dhe një femër.

Performanca nxiti reagime të ndryshme: disa e kritikuan si një përpjekje “të dëshpëruar” për të bërë Ben Affleck xheloz pas divorcit të tyre katër muaj më parë.

“Jennifer Lopez ka humbur sensin,” shkroi një përdorues, ndërsa të tjerë e quajtën puthjen “të çuditshme”, madje disa “të neveritshme” dhe “të shëmtuar”.

Megjithatë, pati edhe mbështetës që e lavdëruan, duke thënë se performanca tregoi se ajo do të “mbetet përjetësisht një ikonë”.

Gjithësesi, J.Lo përsëri arriti të jetë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar debate të gjalla në rrjete./Versus.al

Poll