
Jozi Marku u përjashtua nga Big Brother Vip Albania pasi ofendoi rëndë banorin tjetër të kësaj shtëpie, Gjestin. Këngëtari gjatë një debati me Gjestin e quajti këtë të fundit ‘kopil shkine’.
Por edhe gjatë largimit të tij nga shtëpia e Big Brother Vip, Jozi nuk pranoi t’I jepte dorën Gjestin duke i thënë: Ti nuk ke gjak shqiptari.
Pas përjashtimit, Jozi shprehu pendesë për veprimet e tij, duke deklaruar se nuk kishte për qëllim të ofendonte shqiptarët e Kosovës dhe se ishte i penduar për fjalët e përdorura .
Në një kthesë të ngjarjeve, sot, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Jozi publikoi një mesazh urimi në llogarinë e tij në Instagram:
“Urime pavarësinë Kosovë. Gëzuar këtë ditë të shenjtë, vëllezër dhe motra të Kosovës! Sot feston bashkë me ju gjithë Shqipëria për krenarinë dhe fuqinë e një kombi që nuk u gjunjëzua kurrë! Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë. Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për këtë vend dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë ditë! Për shumë vite Kosovë e lirë dhe krenare! #NjëKombNjëZemër #Shqipëri #Kosovë #Përjetë”
Ky mesazh tregon përpjekjen e Jozit për të riparuar dëmin e shkaktuar nga deklaratat e mëparshme dhe për të shprehur mbështetjen e tij për popullin e Kosovës në një ditë kaq të rëndësishme./Versus.al








