MAGAZINË /

'Kam humbur 10 kilogram me agjërim të ndërprerë', aktori turk zbulon sekretet e fizikut të tij

Në intervistën pas skenave të programit 'La volta buona', aktori zbulon rutinën tepër të rreptë: agjërim i ndërprerë, tre seanca stërvitjeje në ditë dhe një disiplinë hekur.

Shkruar nga Versus
'Kam humbur 10 kilogram me agjërim të ndërprerë',
Can Yaman në rolin e Sandokanit

Nuk flitet për gjë tjetër që nga debutimi i Sandokan: Can Yaman aktori turk me origjinë shqiptare siç ka deklaruar dhe vetë është bërë temë shumë e diskutuar në Itali.

“Tigri i Malajzisë” ka befasuar publikun, dhe aktori turk nuk e ka fshehur sakrificën e madhe që ka bërë për të luajtur rolin e Sandokan sa më mirë, me dieta dhe stërvitje të ashpra.

Në intervistën pas skenave të programit 'La volta buona', aktori zbulon rutinën tepër të rreptë: agjërim i ndërprerë, tre seanca stërvitjeje në ditë dhe një disiplinë hekur.

Për të përgatitur trupin për rolin e Sandokan, Can Yaman ka kaluar një nga transformimet fizike më drastike të karrierës së tij.

Në La volta buona, aktori rrëfeu se kishte humbur 10 kilogramë brenda vetëm një muaji, duke ndjekur një regjime të rreptë të agjërimit me ndërprerje:

“Kam humbur 10 kilogram me agjërim të ndërprerë. 16 orë agjërim dhe gjatë 8 orëve kur ha, ushqehem me tofu dhe një dietë shumë të lehtë, për të arritur 85 kilogramë në një muaj, nga 95 kilogramë.”

Përgatitja ishte jashtëzakonisht intensive, e shoqëruar me tre seanca stërvitjeje në ditë:

“Në mëngjes bëja vrap me stomak bosh, pastaj dush dhe shkoja në palestër për një stërvitje intensive, kthehesha në shtëpi dhe haja diçka, pastaj përsëri stërvitje.”

A është Can sërish beqar?

Interes i madh ka pasur edhe për jetën sentimentale të Can Yaman. Kohët e fundit, disa burime pranë aktorit kanë zbuluar se marrëdhënia e trazuar me Sara Bluma ka përfunduar. Për momentin, Can nuk e ka konfirmuar, por as nuk e ka mohuar lajmin, duke preferuar të flasë për projektet e tij të reja televizive.

Tags:

can yaman

Poll