MAGAZINË /

''Kanë vetëm llafe'', Zhaku pasi hoqi dorë nga partia e re: S'ja vlen të humbas kohë me këtë popull

Sipas këngëtares, shqiptarët kanë thjesht fjalë dhe asnjë prej tyre nuk e do ndryshimin.

Shkruar nga Versus

''Kanë vetëm llafe'', Zhaku pasi hoqi dorë

Në dhjetor të vitit 2024, historiania Elena Kocaqi dhe Inida Gjata themeluan partinë e re të quajtur ‘’Aleanca Kombëtare Shqiptare’’ e cila nuk rezultoi e sukesshme në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Inida Gjata, këngëtarja e njohur ndryshe si ‘’Zhaku’’ tha se ka hequr dorë nga partia e re. Në emisionin në TvKlan, ajo tha se ambicia e saj politike u shua brenda dy muajsh duke parë situatën e popullit. Me lirshmërinë në të shprehur e cila e karakterizon, Zhaku tha se në të vërtetë shqiptarët nuk e duan ndryshimin dhe se nuk ia vlen të kushtojë kohë nga jeta e saj për një nismë të tillë.

Inida Gjata: Unë mund të jem e para që themelon parti dhe brenda dy muajsh jep dorëheqjen nga ajo.

Rudina Magjistari: Ke hequr dorë nga ideja e politikës përfundimisht apo…

Inida Gjata: Jo, unë jam e interesuar vetëm të bëj një fushatë ku të ndryshohet Kodi Penal, të legalizohen disa gjëra të caktuara që mendoj unë që duhen legalizuar në Shqipëri, por e pashë pastaj të panevojshme që unë vetë personalisht që unë vetë të heq dorë nga jeta ime prej konteshe dhe kohën që mund t’ia dedikoj djalit tim apo familjes sime, miqve të mi, të rri dhe t’ia përkushtoj, ta shpenzoj në dobi të popullit shqiptar.

Rudina Magjistari: Pse?

Inida Gjata: Po nuk mendoj që e meriton!

Rudina Magjistari: Pse?

Inida Gjata: Sepse nuk e duan ndryshimin, llaf e kanë, me vepra nuk e duan. Kështu që, pse të bëj armiq unë kur i kam punët në terezi? Gjysma e miqve të mi në qeveri, pse të shaj unë qeverinë? Në rregull janë të gjithë, vazhdoni përpara, unë jetën time në rregull e kam. Versus.al

Tags:

zhaku

Poll