Familja dhe menaxheri i Elijona Binakajt kanë reaguar publikisht pas lajmit që banorja e Big Brother Vip Kosovës ishte zhudukur kur ajo ishte vetëm 13 vjeç.
Në lajm thuhej se Eljona kur ishte 13 vjeç rezultonte e zhdukur ndërsa kur u lëshua njofitmi ajo kishte pothuajse 4 javë që nuk gjendej.
Por sipas familjarëve të banores asgjë nuk është e vërtetë. Në reagim thuhet se Elijona ka qëndruar për pesë vite tek një familje gjermane gjatë fëmijërisë së saj, si një masë e përkohshme derisa babai biologjik të përfundonte procesin e kujdestarisë.
Sipas familjes, ishte vetë Elijona ajo që mori vendimin të kthehej te babai i saj, ndërsa procesi u shoqërua me procedura të rregullta ligjore, pasi bëhej fjalë për një të mitur.
Familja ka paralajmëruar se janë duke u ndërmarrë raportime dhe hapa ligjorë kundër mediave që, sipas tyre, kanë publikuar dezinformata.
Njoftimi i plotë:
“Deklaratë Zyrtare për Elijonën – Big Brother VIP Kosova, Sezoni 4.
Dëshirojmë të sqarojmë disa keqinterpretime nga informacione të marra nga mediat gjermane dhe të publikuara së fundmi në media kosovare.
Elijona ka qëndruar për një periudhë prej 5 Viteve (7-13 Vjet) tek një familje gjermane, dhe kjo ishte një masë e përkohshme derisa babai biologjik të fitojë kujdestarinë gjatë fillimeve në shtet të huaj.
Gjatë asaj kohe vetë Elijona ka vendosur të largohet nga familja gjermane dhe të kthehet tek babai i saj biologjik, pasi nuk ka pasur dëshirë të vazhdojë të qëndrojë më gjatë aty.
Duke qenë se bëhej fjalë për një moshë të mitur, në proces është përfshirë edhe policia gjermane, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbrojtjen e saj.Çdo interpretim tjetër është i pasaktë dhe i deformuar.
Për keqinformimet e publikuara nga disa portale në Kosovë, procedurat e raportimit në Meta janë tashmë në proces.
Paralelisht, do të ndërmerren hapa ligjorë ndaj çdo mediumi që ka shpërndarë dezinformatë.
Thirrje për mediat:Ju lutem, tregoni përgjegjësi profesionale.
Respektoni faktet.
Mos luani me historinë e një vajze që sot ka zgjedhur të shkëlqejë.
Me rrespekt Familja & Management”. /Versus.al
