
Ardian Prenaj, menaxher i këngëtarit Blero Muharremi ka ngjallur reagime në rrjet me “ultimatumin” e vendosur ndaj këtij të fundit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin Instagram, menaxheri i ka kërkuar Bleros që të mos e telefonojë nëse ende nuk ka mbyllur të gjitha projektet muzikore, duke i lënë 2 javë kohë në total.
“I ke dy javë kohë për t’i bërë pesë këngë të reja. Po ta them publikisht. Ti e di çka bën. Mos më thirr pa i kryer projektet”, shkroi ai në Instastory-n ku etiketoi edhe Bleron. Versus.al








