Moderatori i “BBVK”, Alaudin Hamiti thuhet se është kërcënuar me jetë nga një familjar i një prej ish-banorëve të këtij edicioni, Eduart Kuqit.
Ashtu sikurse raporton dhe gazeta online Reporteri.net, Hamiti ka deklaruar në Polici së rreth orës 14:30, të ditës së djeshme, më rrjetin social Facebook në adresën zyrtare të Klan Kosova, ka marrë mesazhe kërcënuese në drejtim të tij me fjalë kërcënuese si: “Edi (ish banor i programit është nipi jem, ato fjalë që ja ka thënë Alaudini besom se ka me pagu me jetë, si dhe që pe rrit atë ton ka me hongër plumin shpejt”.
Sipas Hamitit mesazhe kërcënuese ka kanë ardhur në forme të shkruar dhe më zë dhe kanë të bëjnë me emisionin e datës 25 nëntor./Versus.al