
Fituesja e ‘BBVA’, Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas akuzave të Liam Mandiaro se “fituesi” i Big Brother VIP kishte pasur akses në telefon gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në një mesazh ironik, Egla shkruan:
“Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare!
‘Fituesi’ fiton! Kush nuk e pranon mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake, lajme fake, info fake.”
Ky reagim vjen pas deklaratës së Liam.
“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh ai.







