Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Liam Mandiaro ka hedhur dyshime serioze mbi vërtetësinë e formatit. Ai deklaroi në një emission se gjatë qëndrimit të tij në shtëpi ka vërejtur shumë gjëra që cënonin ndershmërinë e lojës.
Duke mos dhënë emër, Mandiaro tha se fituesja e njërit prej edicioneve ka patur celular gjatë qëndrimit në shtëpi dhe fliste me familjarë të saj në dhomën e rrëfimit,
“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh ai, duke shtuar se kjo krijon një avantazh të padrejtë ndaj pjesëmarrësve të tjerë, të cilët kanë qëndruar në izolim të plotë.
Më tej, Liami shtoi se ka parë tabela me udhëzime në dhomën e rrëfimit, për të cilat iu tha se “nuk janë për të”, duke ngritur edhe më shumë dyshime mbi ndërhyrjet e mundshme në rrjedhën e lojës.
“Ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final,” tha ai. Versus.al







