MAGAZINË /

Klea Huta dhe Elgit Doda sheshojnë zërat për ndarje me një foto familjare

Vetë Klea ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto familjare dhe i ka uruar bashkëshortit ditëlindjen, duke shuar çdo dyshim.

Shkruar nga Versus
Klea Huta dhe Elgit Doda sheshojnë zërat për ndarje me një
Klea Huta dhe Elgit Hoda

Klea Huta dhe Elgit Doda i kanë dhënë fund zërave për një ndarje mes tyre, pas rreth dy vitesh martesë.

Vetë Klea ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto familjare dhe i ka uruar bashkëshortit ditëlindjen, duke shuar çdo dyshim. “Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Të duam shumë”, ka shkruar ajo krahas një imazhi ku shfaqet me Elgitin dhe djalin e tyre, Krid.

Prej javësh qarkullonin aludime për një krisje në marrëdhënien e çiftit, por ata kishin zgjedhur të mos reagonin publikisht, as për t’i mohuar dhe as për t’i konfirmuar lajmet. Heshtja e tyre, e shoqëruar me fshirjen e fotove të përbashkëta në rrjete sociale – përfshirë edhe ato të dasmës – kishte ushqyer më tej thashethemet.

Megjithatë, me këtë postim dhe dedikim, Klea i ka dhënë fund njëherë e mirë zërave se ata nuk janë më bashkë. Aktualisht, në profilet e saj sociale, ajo ruan kryesisht foto me djalin e tyre, Kridin.

Klea Huta dhe Elgit Doda, prindër të një djali, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në qershor të vitit 2023, në një ceremoni të mbajtur në jug të vendit, në praninë e familjarëve dhe miqve. Festa, e cila nisi pas mesnate, përkoi edhe me ditëlindjen e vogëlushit Krid, të cilën e festuan të gjithë së bashku buzë detit.

Klea Huta dhe Elgit Doda sheshojnë zërat për ndarje me një

 

Poll