Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila është në një pritje të ëmbël ka lajmëruar këtë të premte koncertin e saj të fundit. Me anë të një postimi emocionues në “Thread” reperja u tha fansave se koncerti i saj i fundit do të jetë këtë të shtunë.
Dafina ka thënë se ky do të jetë koncerti i saj i fundit deri në një kohë të papërcaktuar. Ajo shkroi se nuk e dinte se kur do të kthehej përsëri në skenat e koncerteve, megjithatë “qetësoi ujërat”, ku tha se projektet e saj nuk të ndalen.
"Këtë të shtunë kam koncertin e fundit për një kohë (të pacaktuar). Kam pak emocione, se s’e di kur do kthehem prapë për të performuar live, ama projektet nuk do të ndalen. Ka shumë të mira rrugës, 1 surprizë shumë të bukur për këtë verë (për të tjerat s’po flas, po ia lë kohës). Mezi po pres të kënaqemi bashkë edhe një herë live, deri herës tjetër. Ju dua shumë”, shkroi ajo.








