
Hailey Bieber është fotografuar ditën e martë në Beverly Hills, ku duket mjaft e tensionuar.
28-vjeçarja, e cila aktualisht përfaqësohet nga IMG Models – një rival i UTA – zgjodhi të qëndrojë larg vëmendjes, ndërsa ndjekësit e saj vijojnë të komentojnë veprimet e fundit të Justin Bieber në rrjete sociale.
E veshur me një xhaketë lëkure të zezë, crop top dhe pantallona të gjera, Hailey u pa e vetme në dalje, pa bashkëshortin e saj, ndërsa spekulimet për probleme në martesë vazhdojnë. Edhe pse u kthye në Los Angeles me avion privat, modelja duket se po fokusohet tek angazhimet profesionale në këtë periudhë të turbullt. Versus.al







