MAGAZINË /

"Kujdes me shpenzimet, ose do të numëroni edhe kacidhet e fundit", çfarë thonë yjet sot për ju

Parashikimi i horoskopit, 30 prill.

Shkruar nga Versus

"Kujdes me shpenzimet, ose do të numëroni edhe kacidhet e

Dashi
Të duhet të njohësh realisht veten për të marrë më të mirën. Deri tani ke ecur me symbullur kjo për faj të ndikimit të të tjerëve dhe pasigurisë në vetvete. Ka ardhur koha të thuash mendimin tënd për t’i dhënë vlerë asaj që ke kultivuar gjithë këtë periudhë. Tako njerëz që e dinë se ti mund të kalosh përtej pritshmërive duke sjellë ndryshime cilësore. Dashuro atë që të do zemra e jo arsyeja! Financat janë të brishta. Pika e dobët është hezitimi dhe çelësi i suksesit; zemra e bardhë.

Demi
Nisu nga vetja kur të bësh kritika për dikë. Mëso të duash atë që ke dhe jo atë që lakmon. Jeta private është pak e trazuar, por ju e keni në dorë të ulni tensionet. Rrugëtimi dyshe është më i bukur nëse do dini të ruani dritën brenda vetes për të ndriçuar skuta të errëta ku ju çojnë këmbët. Një bisedë pune rezulton pa sukses, po çdo e keqe e ka një të mirë. Mos luani me financat se janë lojë që djeg. Pika e dobët është vetëbesimi i tepruar dhe çelësi i suksesit; pasioni për të vërtetën.

Binjakët
Ec me hapa të ngadaltë, diku do të të nxjerrin. Rrëfimi i jetës në vetë të parë është i dobishëm kur dëgjon edhe ato që lëndojnë. Pranoje veten dhe shijo çdo të papritur që mund ta përballosh bukur. Finesa është tipar që duhet ta ruash në këtë botë të egër. Pika e dobët binjakë të dashur është nxitimi për të thënë fjalën e fundit të parën, çelësi i suksesit; aftësia për të dashur me zemër.

Gaforrja
Mos rrini peng i asaj që iku. Dita e re është një shans për të shkëputur veten nga paranojat e për të njohur thelbin e të qenit njeri. Krah jush keni një person që i trembet dashurisë për ju për shkak të pasigurive që shfaqni me përsonalitetin tuaj. Tregohuni të qartë dhe bindës me fjalë e me vepra. Pika e dobët paaftësia për t’i parë gjërat në sy dhe çelësi i suksesit; aftësia për të mbajtur fjalën e dhënë.

Luani
Do numëroni kacidhet nëse vijoni të blini e të shpenzoni kohë e pa kohë, vend e pa vend. Mentorët tuaj kanë qëllime të qartë se ku mund të arrini, mos i zhgënjeni, realizoni me zgjuarësi projektet dhe kapni majat me talentin që keni. Kurseni fjalët e thëna pa u menduar shumë dhe tregoni maturi në raportin tuaj. Pika e dobët është zemra e butë edhe me ata që nuk e meritojnë dhe çelësi i suksesit; eleganca me të cilën arrini qëllimet tuaja.

Virgjëresha
Brishtësia në analizën e fakteve ju ka bërë të bini në sy të personave që nuk ju njohin. Strategjia juaj e butë për të qenë të ashpër ju bën disi të paparashikueshëm për ata që tentojnë të përfitojnë. Marrëveshja më e pastër është ajo që e vendosni me ata që kanë interesa të përbashkëta me ju. Ekuilibri në emocione ju ka dhënë kurajo për të parë të vërtetën në sy. Pika e dobët është ndonjë shpenzim i tepërt dhe çelësi i suksesit qartësia e arsyes.

Peshorja
Urime! Jeni në një lidhje të bukur të cilën duhet ta keni prioritet. Dilni nga turma dhe ndiqni zërin e zemrës për të qenë të lirë. Financat ju kanë kushtëzuar në një kohë kur nevoja për të sistemuar nevojat tuaja është e madhe. Shikoni me kujdes propozimet që ju bëhen dhe zgjidhni atë që ju jep shpresa për më tej. Marrëdhëniet profesionale do forcohen duke respektuar radhën e punës. Pika e dobët është lakmia për më shumë pozita dhe çelësi i suksesit; oreksi për sukses.

Akrepi
Udhëtimet në kohë dhe fantazi janë një çlirim për ju që doni të strukeni ca kohë vetëm me veten tuaj. Besimi te ajo që vjen ju ka veçuar nga grupi. Mos ndryshoni karakterin tuaj të adhurueshëm. Financat e dobëta nuk mund të kthehen në shkak për t’iu nënshtruar përfituesve. Pika e dobët janë keqkuptimet dhe çelësi i suksesit; ambienti i ri krijues.

Shigjetari
Planet për një familje të re po shkojnë mirë. Mobilizimi për të realizuar ëndrrat ka favorizuar një sukses konstant. Momenti më i mirë për të vulosur kulmin e arritjeve profesionale është tani, ndaj të dashur shigjetarë mos u ndalni! Thelloni një marrëveshje pune që ju sjell fitime dhe mendoni se çfarë mund ta shumëfishojë. Pika e dobët është mungesa e kohës dhe çelësi i suksesit; streha e dashur në familje.

Bricjapi
Jeni pak konfuzë. Të ardhurat tuaja nuk i kalojnë dot ambiciet për shpenzime. Bëni llogari se çfarë ju intereson vërtetë. Në shkollën e jetës keni takuar persona që kanë njohur shkëlqimin e diellit dhe stuhinë. Përvoja e tyre do ju vlejë një ditë. Ju duhet të merrni një vendim për çështje private këto kohë ndaj ju duhet të jeni të kthjellët. Pika e dobët është ngutja për të mbaruar punët sa më parë dhe çelësi i suksesit; përqëndrimi.

Ujori
Rrugëtimi juaj në një drjtim të ri në jetë është pasionant. Lini ca hapësira për t’iu rikthyer me një ide më të freskët më vonë. Vishni këpucë të mira se ju duhet të ecni pa ndalur një kohë të gjatë e cila do ju marrë kohë e mund, por edhe shumë dashuri për iniciativat tuaja që nuk krahasohen dot me ato që keni kaluar deri tani. Suksesi është kënaqësi me kosto të larta. Shkruajini mundimet në zemër t’i zbutur më pas me shpërblime që keni dëshiruar. Pika e dobët e juaja sot është paraja dhe çelësi i suksesit, simpatia.

Peshqit
Kërkoni nga miqtë të jenë të sinqertë dhe lajini duart me ata që kanë shfrytëzuar punën tuaj. Sot është dita për të qenë aty ku meritoni. Mos falni kohë nga koha juaj. Strategjia e vendimeve të marra ftohtë e prerë do ju shpëtojë nga mëritë e mëvonshme. Që të mos pendoheni për ndonjë marrëveshje, mendoni me qartësi dhe firmosni në prani të personave të afërt. Pika e dobët është mosmenaxhimi i mirë i parave dhe çelësi i suksesit; forca për t’ua thënë të tjerëve të vërtetën në sy.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: