MAGAZINË /

PSG bën rikthimin mahnitës ndaj Tottenhamit dhe fiton Superkupën e Evropës

Shkruar nga Versus

PSG bën rikthimin mahnitës ndaj Tottenhamit dhe fiton Superkupën

Paris Saint German mund të konsiderohet pa mëdyshje skuadra e sezonit pasi mbrëmjen e djeshme bëri një rikthim mahnitës nga rezultati 0:2 në 2:2 duke mposhtuar Tottenhamin për të fituar Superkupën e Evropës.

Spursat që prej fillimit u përpoqën të vendosnin dominim ndaj ekipit francez. Nënshkrimet e reja të londinezëve lanë menjëherë gjurmën e tyre, si Kudus ashtu edhe Palhinha që u përpoqën të kërcënonin portën e Chevalier. Në minutën e 39-të, ish-lojtari portugez i Bayern Munich ishte pranë kalimit të epërsisë, por portieri i ri parisien e ngriti topin në traversë. Van de Ven ishte i pari që arriti te topi i lirë dhe shënoi me një vrapim të vetëm nga një portë e zbrazët për ta bërë rezultatin 1-0.

PSG nuk arriti të reagonte brenda pjesës së parë. Në fillim të pjesës së dytë, anglezët shënuan sërish me Chevalier. Dembele e mbajti PSG-në mbi supe, por ishte goditja kirurgjikale me të majtën e Kang-in Lee që e rihapi ndeshjen në minutën e 85-të. Goli që barazoi rezultatin erdhi praktikisht në minutën e 94-të të shtesës, me Gonçalo Ramos që shënoi me kokë pas krosit të Dembele, duke çuar ekipin e tij drejt penalltive ku skuadra franceze u tregua më e saktë. Versus.al

Poll