AKTUALITET /

Aksident në Librazhd, plagosen rëndë dy adoleshentë! Nisen me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Ata janë banorë të zonave Hotolisht dhe Polis në Librazhd.

Shkruar nga Versus

Aksident në Librazhd, plagosen rëndë dy adoleshentë! Nisen

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin kombëtar Prrenjas–Librazhd, në zonën e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”, një segment problematik për qarkullimin.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, një motoçikletë me dy persona në bord është përplasur me një automjet, duke shkaktuar një përplasje të fortë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të dy adoleshentë, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe kanë pësuar fraktura të shumta në trup.

Ata janë banorë të zonave Hotolisht dhe Polis në Librazhd.

Menjëherë pas ngjarjes, të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por për shkak të gjendjes së rënduar, janë dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.Versus.al

Poll