Fituesi i Big Brother VIP Albania4, Gjesti ka reaguar për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore duke u dhënë një mesazh ndjekësve të tij. Ai tha se arsyeja e largimit të përkohshëm nga projektet dhe koncertet, lidhet me një problem personal.
“E di jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon pranë juve, si gjith me dek sistemin”- shkroi ai.
Ai tha se po përballet me një padrejtësi që i është bërë duke theksuar se nuk dëshironte të ndante më shumë detaje.
“Jon do sene që unë s’po du mi nda në media se nuk ja vlen… Po për juve ni sqarim t’vogël: deri sa të përfundojë ni padrejtësi që mu ka bo, nuk muj me kon aktiv.”- shtoi ai. Versus.al







