MAGAZINË /

Kur ke filluar të eksperimentosh me drogën? Kastro Zizo tregon periudhën kur ishte “gango”

Shkruar nga Versus

Kur ke filluar të eksperimentosh me drogën? Kastro Zizo tregon

Klevis Bega, i njohur me emrin artistik Kastro Zizo ka dhënë detaje për jetën e tij gjatë rinisë. Në një intervistë, ai tregoi se gjatë viteve 19978-2000, ka provuar të gjitha llojet e dograve. Ai tregon se fillimisht e nisi duke përdorur marijuanw më pas dogra e forta si heroina dhe kokaina.

“Unë në atë kohë mbaj mend që në xhep, mbaja një thikë të vogël, dhe si të them ajo çfarë bie tani, bishti i thikës ishte me ngjitëse. Unë e them këtë gjë, me mënyrën më jo krenare të mundshme.

Isha me thikën në xhep, dhe një rreth shoqëror të cilin dashur pa dashur, edhe pse nuk ishin lloji im, intelektual le të themi, unë duhet të rrija me ata njerëz për të pasur një mbrojtje shpatullash, apo qoftë për tu bërë edhe unë pak si të tjerët, sepse isha i ngarkuar nga bullizmi i tepërt.

Duke qëndruar në ato qarqe, duke qenë se po flasim për vitet 1997-2000, në të cilën le të themi veset, apo kalimi në vese nuk di si ta them më lehtë, ndoshta tani është më e lehtë të flas sepse më parë ishte tabu, ai njeriu që pinte një teke bar, dhe ai ishte njeriu që pinte drogë. Kjo ka qenë periudha në të cilën unë eksperimentova me drogat, kam eksperimentuar me barin, marijuanën. Pa diskutim pastaj me çdo lloji droge tjetër, e kalova këtë proces”, tregoi Kastro Zizo.

Artisti i njohur, tha se më parë mbante thikë në xhep, dhe shoqëri me personazhe të botës së krimit pavarësisht, se nuk ishte person si ata./Versus.al

Poll