MAGAZINË /

‘Lamtumirë Nana Maria’, Kiara Tito humb njeriun e zemrës, moderatorja publikon fotot prekëse

Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë Kiara në rrjetet sociale, duke publikuar dy foto prekëse.

Shkruar nga Versus
‘Lamtumirë Nana Maria’, Kiara Tito humb njeriun e zemrës,
Kiara Tito

Prezantuesja e njohur Kiara Tito po përjeton një humbje të madhe, pasi është ndarë nga jeta gjyshja e saj e dashur, Maria, në moshën 94-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka ndarë vetë Kiara në rrjetet sociale, duke publikuar dy foto prekëse.

Në njërën prej tyre shihet ajo gjatë pritjes së ëmbël, e ulur pranë gjyshes, ndërsa në tjetrën shfaqet vajza e saj, Luna Mari, teksa përqafon plot butësi stërgjyshen.

“Lamtumirë Nana Maria e dashur. Do më mungojë gjithmonë zëri yt, përqafimi yt dhe lutjet e tua. U prehsh në paqe,” ka shkruar Kiara në një dedikim të ndjerë, shoqëruar me simbole paqeje dhe dashurie.

Ngushëllime të sinqerta për Kiara Titon dhe familjen e saj.

‘Lamtumirë Nana Maria’, Kiara Tito humb njeriun e zemrës,

 

Tags:

kiara tito