MAGAZINË /

Leo Messi kujton Papa Françeskun: E bëtë botën një vend më të mirë

Me origjinë nga Buenos Aires, Papa Françesku ishte një tifoz i zjarrtë i futbollit dhe e mbështeste ekipin e tij të dashur, San Lorenzo.

Shkruar nga Versus
Leo Messi kujton Papa Françeskun: E bëtë botën një
Leo Messi/Papa Françesku

Vdekja e Papa Françeskut ka sjellë një zi të thellë për Kishën Katolike, duke prekur zemrat e milionave besimtarëve në mbarë botën. Lionel Messi, një nga legjendat më të njohura të futbollit e shprehu trishtimin e tij me një mesazh prekës.

Si një argjentinas i lidhur ngushtë me atdheun e tij, Messi i nderoi kujtimin e Papa Françeskut me fjalë të ngrohta që preku shumë njerëz.

Me origjinë nga Buenos Aires, Papa Françesku ishte një tifoz i zjarrtë i futbollit dhe e mbështeste ekipin e tij të dashur, San Lorenzo.

Messi, i cili kishte pasur fatin të takonte Papën në të kaluarën, ndau një foto të tyre së bashku në Instagram, duke e shoqëruar me një mesazh të thellë:

 “Një Papë special, nga Argjentina. Faleminderit që e bëtë botën një vend më të mirë. “Do të na mungosh“, thuhet në postimin e futbollistit argjentinas.

Ky postim i tij menjëherë shkaktoi valë reagimesh, duke grumbulluar miliona pëlqime dhe komente nga fansat kudo, që shprehën pikëllimin e tyre për humbjen e liderit shpirtëror.

Pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, sporti, veçanërisht në Itali, ishte i prekur thellë.

Seria A, liga më e njohur e futbollit italian, vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet e zakonshme të planifikuara për sot si një shenjë nderimi dhe respekti. Këto ndeshje do të zhvilloheshin sërish më 23 prill.

Leo Messi kujton Papa Françeskun: E bëtë botën një
Postimi i Leo Messit
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: