Lionel Messi rrallëherë në karrierën e tij ka shfaqur shenja nervozizmi të theksuar. Por duket se ylli argjentinas po ndjen peshën e përgjegjësisë te Inter Majemi, ku ka shkuar me objektivin për ta kthyer këtë klub në model fitues në MLS, por deri tani nuk ka siguruar asnjë trofe.
Shenjat e nervozizmit u panë në fund të ndeshjes së javës së parë të kampionatit në MLS, ku Inter Majemi barazoi 2-2 ndaj Nju Jork Siti. Në fund të sfidës, Messi iu drejtua gjyqtarit kryesor duke e fyer atë, për të marrë si përgjigje një karton të verdhë dhe paralajmërimin se mund ta pësonte më keq.
Ylli argjentinas më pas shkëmbeu disa fjalë me zëvendëstrajnerin e skuadrës kundërshtare, i cili me sa duket e thumboi atë për reagimin. Messi këtë radhë iu afrua dhe e kapi nga qafa kundërshtarin, në një skenë të pazakontë për “Pleshtin”.
View this post on Instagram








