MAGAZINË /

Londrimi pyet Klodin: A je biseksual jashtë? Ja si përgjigjet banori i BBVK

Në klipin përmbledhës të transmetuar gjatë Prime-it, shfaqet një bisedë e drejtpërdrejtë mes dy banorëve, ku Londrimi e pyet Klodianin nëse është biseksual, duke pranuar se ka pasur dyshime lidhur me këtë çështje.

Shkruar nga Versus

Londrimi pyet Klodin: A je biseksual jashtë? Ja si përgjigjet banori i

Në një nga momentet më të komentuara të Prime-it të fundit, Londrim Mekaj ka ngritur publikisht dyshime mbi orientimin seksual të Klodian Mihajt, duke shkaktuar reagime të menjëhershme si brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj.

Në klipin përmbledhës të transmetuar gjatë Prime-it, shfaqet një bisedë e drejtpërdrejtë mes dy banorëve, ku Londrimi e pyet Klodianin nëse është biseksual, duke pranuar se ka pasur dyshime lidhur me këtë çështje.

Pyetja e papritur e ka habitur dukshëm Klodianin, i cili ka reaguar menjëherë duke e mohuar kategorikisht këtë pretendim. Ai ka theksuar se nuk është biseksual dhe i ka kërkuar Londrimit shpjegime konkrete për arsyet që e kanë çuar drejt këtij dyshimi. “Më beso, kjo për mua është e çuditshme”, është shprehur Klodi, duke e cilësuar situatën si të pakuptimtë dhe të pakëndshme.

Debati mes tyre nuk ka mbetur vetëm në kuadër të një bisede private, pasi tema është rikthyer edhe gjatë Prime-it, ku të dy janë përballur sërish.

Megjithatë, sqarimi i dhënë nga Klodiani nuk është pranuar nga Londrim Mekaj, i cili ka vijuar të qëndrojë në qëndrimin e tij, duke rritur edhe më tej tensionin dhe duke lënë të hapur ndikimin që kjo situatë mund të ketë në marrëdhënien mes banorëve dhe në dinamikat e mëtejshme brenda shtëpisë./Versus.al

Poll